Sot pasdite Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.
Fillimisht z. Kurti e informoi z. Lajčák për situatën me sëmundjen COVID-19 në Republikën e Kosovës, si dhe për masat që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, e të cilat po respektohen maksimalisht nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, z. Lajčák e informoi z. Kurti se ai aktualisht është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbisë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces.
Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës aktualisht është e fokusuar në luftën kundër COVID- 19, në të cilën luftë tani duhet të jenë bashkë të gjitha partitë politike pozitare e opozitare në Kosovë. Po ashtu, z. Kurti kërkoi nga z. Lajčák që ndërkohë ta bindë palën serbe që ta braktisë idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe të Serbisë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të jenë në kontakt permanent dhe që, sapo të tejkalohet situata me COVID-19, ta nisin dialogun Kosovë-Serbi./arbresh.info/
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?