Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Sipas njoftimit, zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tre vitet e fundit u diskutua në këtë takim e ku Kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura, shkruan Arbresh.info.

“Palët vijuan bisedën rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes shteteve tona, të fokusuar në fusha të ndryshme e me rëndësi madhore për ne siç është edhe ajo e arsimit.”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e kryeministrisë, Kurti e falënderoi kryeministrin Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e ku Kroacia edhe ka kontribuar përmes rritjes së prezencës së saj brenda trupave të KFOR-it.
“U vlerësua lartësisht dhe përkrahja e vazhdueshme e Kroacisë për Kosovën sa i përket dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...