Për nderë të Ditës Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës , nën moton “Mos ma kufizo lëvizjen”, persona me aftësi të kufizuar e qytetarë të shumtë kanë marshuar sot nga Sheshi “Skënderbeu” deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Këtij marshi iu bashkuan edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, raporton arbresh.info
Kryeministri Albin Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur në këtëj aktivitet tha se do e shtojmë empatinë ndaj këtyre personave.
“Është e domosdo qe ata që kanë nevoja të mëdha të ndihmohen më së shumti. Njerëz me aftësi të pakufizuar nuk ka, ne si pjesëtar të të njëjtit shtet duhet që tek këta ta shtojmë empatine dhe solidaritetin”, tha Kurti.
Po ashtu i pari i Qeverisë premtoj se këtyre personave do të ju lejohet qasja në Qeveri e Kuvend dhe takimi me ta.
“Edhe në Kuvend edhe me Qeveri do ta keni atë shtegun pa pengesa që ua mundëson të vini tek zyrat tona”, tha Kurti.
Ndërsa kryeparlamentarja Vjosa Osmani po ashtu u premtoj qasje në çdo cep të kuvendit dhe kudo në hapësirat publike.
“Fakti që nuk mund të ngritkeni fizikisht nuk do të thotë qe nuk mund të ngritkeni edhe shpirtërisht. Dua tu njoftoj se vendimi i parë që kam nënshkruar që në çdo cep të kuvendit të ketë qasje për ata me nevoje”, ka thënë Osmani./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/204797030602271/

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...