Seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të akuzuar të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi është shtyer.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyer këtë seancë për shkak të mungesës së Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Duke qenë se seanca gjyqësore nuk plotësoi kushtet për t’u mbajtur për shkak të mungësës së të akuzuarve, Gjykata mori vendimin për të shtyer.
Dëshmitar në këtë rast kanë qenë Blerta Kodra-Deliu dhe Bekim Haxhiu.
Ndërsa, të akuzuarit të cilët kanë qenë prezent në seancë janë Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Aktakuza ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor 2015.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...