Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 52-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, vendimet u morën në procedurë qarkulluese.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi me postë i planifikuar të fillojë më 25 maj, do të fillojë më 21 maj 2026, shkruan Arbresh.info.
“Ky ndryshim i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare dhe si pasojë, gjatë periudhës 22 – 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave. Andaj, për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime, janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakos me fletëvotim për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...