Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Përmes një videoje në Facebook, ai u është drejtuar qytetarëve me një video nga ky shesh, duke thënë se bllokadat dhe pengesat e panevojshme i kanë penalizuar qytetarët e Prishtinës, duke e vonuar ndërtimin e sheshit.
“Sheshet janë të qytetarëve dhe për qytetarët! Do të vazhdojmë me vendosmëri deri në përfundimin e çdo projekti transformues n’Kryqytet. Na jemi këtu për me punu, e jo për me blloku e me shit propagandë”, ka shkruar Rama, krahas videos./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit