Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti iu ka dëshiruar shërim të shpejt dy personave të plagosur.
“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”, ka shkruar Kurti.
Tutje, ai ka thënë se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.
“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”, shtoi ai.
Kujtojmë se sot një fëmijë 11-vjeçar dhe një person tjetër 31-vjeçar janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë.
Policia nuk vonoi shumë dhe arriti ta arrestoj të dyshuarin.
Siç thuhet në njoftim të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë./arbresh.info/
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/1plagosen-nje-11-vjecar-dhe-nje-31-vjecar-u-qelluan-me-arme-zjarri-nga-nje-veture-ne-levizje/
Arrestohet një 33-vjeçar, dyshohet për plagosjen e dy personave me armë zjarri në Shtërpcë
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi