Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në ekspozenë e tij si kandidat për të parin e Qeverisë ka thënë se sot është një ditë e re për të gjithë qytetarët
Pas shumë pengesave, ai ka thënë se ajo që dukej e paarritshme është bërë realitet.
Kurti ka thënë se janë mbledhur për të jetësuar vullnetin e qytetarëve më 14 shkurt.
“Ashtu edhe siç ka votuar, populli pret që ne të zgjedhim Qeverinë që t’i fillojmë punët e mëdha. Sfidat para qeverisë së re janë të reja e të vjetra. Pandemia mbetet sfidë kryesorë. Ne do të fillojmë me plan për uljen e rasteve me COVID-19. Brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60 për qind të popullsisë. Shëndetësia, arsimi, drejtësia të gjitha kanë nevojë për reformë. Në Kosovën e papunë çdo vit është më i rëndë për qytetarët. Ankthi për gjetjen e një vendi të punës është shtuar nga pandemia. E kuptoj dhe e di sa e vështirë është jeta për qytetarët sepse kemi varfëri të lartë. Do të jetë rrugë e gjatë dhe e mundimshme por së bashku do të arrijmë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...