Një person është arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, ndërsa gjatë kontrollit policia ka sekuestruar armë, municion dhe uniformë të MUP-it.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i pandehuri A.D. dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie ajrore dhe uniformë e MUP-it.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë riafirmuar angazhimin në ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës së fundit në Kosovë.
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...