Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me vlerë rreth 10 mijë euro

10:54 | 4 Prill 2026
E.K

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallra të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar Merdare.

Ngjarja ndodhi më 4 prill 2026, kur një autobus i linjës ndërkombëtare u ndalua për kontroll.

Gjatë procedurave fillestare, zyrtarët doganor pyetën drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, dhe ai u përgjigj negativisht. Autobusi u selektua për kontroll të vijës së dytë dhe u dërgua në hapësirat e kontrollit të detajuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Gjatë kontrollit, në pjesën e motorit dhe në hapësirën e tualetit u zbuluan tri pako me cigare elektronike, gjithsej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000 euro.

Dogana ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në kufi”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale