Presidentja e Vjosa Osmani, në ditën e përfundimit të mandatit të saj, ka ndarë një mesazh falënderimi për qytetarët përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo theksoi se pesë vitet e mandatit nuk përfaqësojnë historinë e një individi të vetëm, por një rrugëtim të përbashkët me qytetarët dhe me kontribuues nga fusha të ndryshme të shoqërisë, të cilët kanë ndihmuar në përparimin e vendit.
“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë që besuan në Kosovën, që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme,” u shpreh Osmani.
Ky postim shënon përmbylljen e mandatit të saj si presidente e Kosova. Sipas njoftimit, detyrën e presidentit do ta marrë ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu, në ora 16:00, përmes një ceremonie zyrtare të dorëzimit të detyrës.
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...