Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varrezat e Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi në Yonkers të New York-ut.
Tre vëllëzërit Bytyqi u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1999 pas përfundimit të luftës ndërsa trupat e tyre u gjetën dy vjet më vonë në një varr masiv në Serbi, përcjell Arbresh.info
Kurti për këtë rast, ka thënë se Serbia ende refuzon të kryej një hetim të plotë për të gjetur autorin, pavarësisht thirrjeve urgjente të familjarëve dhe kërkesave të vazhdueshme të Kongresit, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“Jeta e Agronit, Mehmetit dhe Yll Bytyqit u shkurtua tragjikisht. Por më shumë se një çerek shekulli më vonë, lufta për drejtësi vazhdon e pandërprerë dhe respekti ynë për sakrificën e tyre përfundimtare nuk do të vdesë kurrë”, ka shkruar Kurti në platformën X./Arbresh.info
I paid my respects in Yonkers, New York, to three Albanian-American heroes: Agron, Mehmet, and Yll Bytyqi. These brave brothers from Prizren (originally from Semetisht, Theranda), were murdered in cold blood by Serbian forces in July 1999 — after the end of the war and Kosova’s… pic.twitter.com/onPUoSB1Mq
— Albin Kurti (@albinkurti) September 29, 2024
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...