Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti.
I njohur ndryshe si bashkëpunëtori më i ngushtë i heroit Agim Ramadani, kontributi dhe angazhimi i oficerit Haliti për lirinë e shqiptarëve dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, do të kujtohet e respektohet ndër breza.
Ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të madhe tuajën, e të popullit tonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram. /arbresh.info/
lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/vdes-oficeri-i-larte-i-fsk-se/
Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Feriz...
Deklarata e Konjufcës për Osmanin, reagon Meliza Haradinaj
Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...