Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg do të vizitojë Kosovën më 11 prill për të diskutuar angazhimin e OSBE-së dhe për të takuar liderët politikë.
Gjatë vizitës së tij, kryesuesi Borg do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
Në njoftim thuhet se ai gjithashtu do të zhvillojë takime me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe stafin e misionit, si dhe takime me studentë nga Akademia e Dialogut e themeluar nga OSBE.
“Kryesuesi Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan/Gnjilane për t’u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar të drejtat e komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave. Ai do të takohet me kryetarët e bashkive që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE. Ministri Borg do të ketë takim edhe me peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
Kryesuesi Borg do të mbajë një deklaratë të shkurtër për shtyp në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë në Prishtinë në orën 16:30./Arbresh.info
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...