Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për emërimin e Kryesisë së re të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit të brendshëm politik.
Sipas komunikatës për media, vendimi është marrë nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i LDK-së, i mbajtur më 31 janar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në mesin e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK-së mungojnë emrat e disa prej figurave të vjetra të kësaj partie si: Imri Ahmeti, Besa Gaxheri e Vlora Dumoshi. Jashtë kryesisë ka mbetur edhe Arben Gashi, Driton Selmanaj, e po ashtu edhe Rrezarta Krasniqi, Xhafer Tahiri, Florian Dushi, Muhamet Hamiti, Lirije Kajtazi, Besnik Osmani, Visar Berisha, Mirjeta Kalludra e Elmire Nikçi-Rexha.
Emrat e rinj të inkuadruar në Kryesinë e re janë: Arbër Ismajli, Arjeta Salihu-Abazi, Ermal Sadiku, Fadil Hadergjonaj, Festim Kabashi, Shefqet Shehu, Sokol Havolli e Ukë Rugova.
Sipas njoftimit përbërja e re vjen si rezultat i organizimit të ri, për “konsolidimin e strukturave dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve”.
LDK-ja ka thënë se së shpejti do të plotësojë Kryesinë me përfaqësues të degëve të mëdha të papërfaqësuara dhe do të propozojë së shpejti edhe Trupën Këshilldhënëse, si pjesë të organizimit të brendshëm.
Ndryshimet në strukturat e LDK-së vijnë pas votëbesimit që kjo parti ia dha Lumir Abdixhiku për të vazhduar të jetë në krye të partisë.

Sulmi ndaj gazetarit Burim Pacolli, Supremja ia ndërprenë pa...
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua