Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Prokurorit të Shtetit dhe Doganës së Kosovës.
Kryeprokurori Lumezi e Drejtori Berisha, kanë diskutuar për aspektet që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e veprave penale doganore në Kosovë.
Lumezi, ka theksuar se prioritetet kryesore i institucionit të Prokurorit të Shtetit, është ndjekja e suksesshme e krimit të organizuar, dhe veprave penale që rrënojnë bazat e ekonomisë së vendit. Andaj, qëllimi i ynë është që të bashkëpunohet me të gjitha organet për zbatimin e ligjit, si dhe me Doganat e Kosovës.
Ndërkaq, Drejtori Bahri Berisha, ka thënë se Dogana e Kosovës ka një mision të gjerë, duke filluar nga mbrojta e shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve, si dhe dhënia e kontributit në çështjet ekonomike dhe për sigurinë e vendit.
Po ashtu, Berisha u shpreh se Dogana e Kosovës, në vazhdimësi merret me luftimin e aktiviteteve ilegale, duke rritur sigurinë përmes prezencës në pikat kufitare, luftimin e krimit kufitar dhe trafikut të drogës.
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim