Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka uruar suksese Nexhat Dacit me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave të Kosovës.
Veseli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se beson që me udhëheqjen e Dacit, AShK do të luaj rol tjetër, shkruan arbresh.info.
“I dëshiroj shumë sukses në detyrën e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Besoj se me udhëheqjen e tij, Akademia e Shkencave të Kosovës do të luajë rol tejet të rëndësishëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore në përgjithësi”, ka shkruar Veseli në Facebook./arbresh.info/
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...