Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryetari Dimal Basha bashkë me ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së kanë vizituar të mbijetuarin e masakrës së Reçakut Hazbi Kamerin, sot baba i tre fëmijëve, ishte 15 vjeç në ditën e Masakrës së Reçakut.
Në një postim në Facebook, Kurti tha forcat e armatosura serbe vranë babanë e këtijt ë mbijetuari, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Hazbi Kameri, sot baba i tre fëmijëve, ishte 15 vjeç në ditën e Masakrës së Reçakut. I mbijetoi mizorisë gjenocidale të 15 janarit 1999, ku forcat e armatosura serbe vranë babanë e tij, Banush Kamerin. Ai është dëshmitari, i ati është dëshmia, djali i tij, që mban emrin e gjyshit të vrarë, Banushit, është trashëgimia. E të gjithë ne, së bashku, jemi garancia se krimet e kryera në Reçak nuk do të fshihen asnjëherë nga historia e shtetit gjenocidal të Serbisë që i kreu, e as nga historia e popullit tonë që i përjetoi me aq shumë dhimbje dhe i trashëgoi me kaq shumë vuajtje.
I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut. Lavdi!/Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...