Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deshtimit të radhës të seancës konstituuive. Ai theksoi se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e disa përfaqësuesve që vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit dhe Kushtetutës.
“Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit e Kushtetutës.” – tha ai.
Krasniqi kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë sa më parë lëndën e PDK-së, për të hedhur poshtë kërkesën për votim të fshehtë dhe për të mundësuar konsituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor.
“Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor.
Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës – dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetevendosje në të kaluarën!” – tha ai.
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...