Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim të gjithë liderët e partive kryesore politike në vend, megjithatë, kjo ftesë iu refuzua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Në një njoftim në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka refuzuar këtë ftesë për shkak të neglizhencës dhe mungesës së përgjegjësisë së vetë Presidentes në situatën e fundit shqetësuese në veri të vendit.
“Për më tepër, është zhgënjyese dhe e paarsyeshme heshtja e juaj, si Komandante Supreme, për përjashtimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nga stërvitja ushtarake e NATO-s “*Defender Europe 23″”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, numri një i PDK-së ka shkruar se me veprimet e saj, Vjosa Osmani është bërë mbështetëse e veprimeve aventureske dhe të papërgjegjshme të Kryeministrit.
“Andaj, i indinjuar me këtë qasje tuaj, me mungesën e sjelljes së përgjegjshme institucionale, ne lartësinë e detyrës suaj si Presidente e Republikës, e shoh të udhës që ta refuzoj ftesën tuaj për takimin e sotëm”, ka thënë ai
Sidoqoftë, Krasniqi është shprehur i gatshëm për takime tjera me të paren e shtetit për të diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Propozimi për t’u zhvilluar ky takim i partive në vend me Presidenten, ka ardhur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...