Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progresin e qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta si rajon për integrim të plotë në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. I shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës në raport me shumë tema, përfshirë bllokadën politike dhe nevojën urgjente për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të saj. PDK do të vazhdojë të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës”, shkruan ai. /Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit