Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Pas këtij takimi me të parën e vendit, Krasniqi tha se nuk ka dyshim që shteti serb ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Nuk është asnjë dyshim që shteti serb është i përfshirë në sulmin terrorist kundër Kosovës edhe për faktin që tashmë është konfirmuar pjesëmarrja dhe drejtimi në sulmin e Millan Radojiçiçit edhe për numrin e madh të armatimit të sofistikuar edhe për faktin që po mirëpriten dhe po u thurren lavde të heëronjëve, terroristëve që sulmuan shtetin tonë por edhe për faktin që tash edhe zyrtarisht kanë shpallur ditë zie në Serbi për këta terroristë.”, u shpreh Krasniqi para gazetarëve.
Tutje, kreu opizitar tha se në momente të tilla, për PDK-në interesi I cili është mbi të gjitha është ai nacional.
Kështu ai ka shprehur mbështetje të plotë, jo vetëm morale por edhe politike për institucionet e sigurisë së vendit.
Me këtë rast ai u ka bërë ftesë bashkësisë ndërkombëtare për rritje të presionit kundër Serbisë për dorëzimin e terroristëve të cilët, siç tha ai, po i strehon.
“Me këtë rast u bëj thirrje aletarëve tanë, bashkësisë ndërkombëtare që të rrisin presionin ndaj Serbisë, shtetit që tashmë edhe zyrtarisht po dihet që ka qenë sponzorizues I këtij krimi e terrori kundër Kosovës e shqiptarëve tanë që të dorëzojnë terroristët që po i strehojnë që ata të vijnë në Kosovë dhe të përballen me drejtësinë për të marrë dënimet e merituara.”, shtoi ai.
Në këtë situatë ai ka thënë që politika duhet ta luajë rolin e vetë që këtë betëjë të fituar nga policia dhe organet e sigurisë , ta pasojnë edhe me beteja të fituara politike e diplomatike për vendin./Arbresh.info
Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqed...
Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin e merit...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës ndezin f...
Vjen shkarkimi i parë për këtë stinor në Premier Ligë
111-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Rama: Efe...
Arrestohet ish-ambasadori amerikan, ka shërbyer si agjent pë...