Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas arrestimeve të fundit në zyrat e OVL të UÇK-së.
Krasniqi përmes një shënimi në Facebook ka kritikuar krerët e institucioneve të Kosovës për heshtje.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së thotë se me zhvillimet e sotme u pa se “Kosova nuk ka zot shpie”.
Krasniqi ka shkruar më tej se ta konsiderosh UÇK-në kriminale është “çmenduri”.
Postimi i plotë:
Shqiptarët ne pushtet duhet ta njohin filozofinë popullore
Sipas filozofisë popullore: “Mashkulli i keq, të ligën nga mali e bie në shtëpi, ndërsa i miri të ligën nga shtëpia e bartë në male”.
Por, nëse mashkujtë e këqij, i kemi zot shtëpie? Çka ndodhë??? Ndodhë ajo që e pamë në media.
Madje, që nuk kemi as zot shtëpie, e konfirmuan zhvillimet e sotme.
Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?!Kjo është çmenduri!
Këtu, natyrshëm shtrohet pyetja: A është Prokuroria e Dhomave të Specializuara e krijuar nga shteti i Kosovës apo i Serbisë se Viçiqit? Ata, prokurorët, jo vetëm që nuk e njohin shtetin, por, kanë dalë krejt jashtë mandatit te tyre kushtetues e ligjor. Çka është tepër, tepër është.
Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës, kokat i kanë futur nën shalë?! Nga ku, nuk shohin e as dëgjojnë gjë?!
Po ta njihnim filozofinë popullore, axhamitë kurrë nuk do të visheshin me pushtet.
Kjo është dëshmia më e mirë, se ne si popull duhet të ndalemi se fryri BALONA POLITIK!
Jelek punë në vend të Flamurit kuqezi, në përkujtim të punët...
Putin shpall armëpushim tre-ditor në Ukrainë
Barça-Inter, Clement Turpin do të ndajë drejtësinë
Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprer...
Kurti vizitoi banesat sociale në Shipol dhe Desi në të cilat...
Prattipati shkon në Shtërpcë, takon kryetarin Jevtiq