Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.
Krasniqi tha se në këtë takim ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se kjo situatë kërkon veprime të përgjegjshme politike dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtar, për të siguruar ruajtjen e sovranitetit dhe shtetësinë në çdo centimetër të Republikës së Kosovës.
Krasniqi tha se nga ky takim nuk doli shumë i sigurt që Kryeministri dhe Qeveria janë duke ditur të dalin suksesshëm nga kjo rrugë, duke ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funksionimin e shtetit.
“Mendoj që sot e kemi një situatë të re e cila ka mundur të shmanget. Papjekuria në disa veprime dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget. Sidoqoftë, ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë para së gjithash. Por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çfarëdo lloj konsiderate tjetër politike, partiake që mund ta kemi”, tha Krasniqi.
Ai tha Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë për vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit juridik, ruajtjen e rendit publik dhe ofrimin e shërbimeve bazike në katër komunat e pjesës veriore të vendit.
“Ne diskutuam rreth asaj se si është situata, si ka ardhur deri këtu, por unë isha më shumë i interesuar të dëgjoj për planet e ardhshme të Qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë. Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se Qeveria e din se në çfarë drejtimi është duke shkuar dhe çfarë veprime duhet të ndërmarr për ta mbajtur situatën nën kontroll. Sepse, në fund të fundit qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbarëvajtja e rendit publik dhe ruajtja e paqes”, tha Krasniqi.
Takimi i sotëm i kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi me kryeministrin Kurti dhe krerët e partive tjera opozitare ka ardhur pas letrës së kreut të PDK-së një ditë më parë, nëpërmjet së së cilës ka shprehur shqetësimin e madh për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit. /arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...