Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot 18-vjetorin e vrasjes së ish-policit të njohur të Kosovës, Triumf Riza. Ai e ka përshkruar Rizën si një shok dhe njeri të paharrueshëm, me karakter të fortë dhe vullnet të hekurt.
“Triumf Riza ishte shok e njeri i paharrueshëm – me karakter të fortë, vullnet të hekurt dhe afërsi njerëzore që e bënin të veçantë. Kështu e kujtoj që nga ditët e shkollës së mesme, ku dallohej për seriozitet, por edhe për miqësinë e vërtetë,” shkroi Krasniqi.
Ai kujtoi edhe kontributin e tij në Policinë e Kosovës, ku, sipas tij, ishte ndër policët më të aftë të brezit të parë në luftën kundër krimit të organizuar.
“Më 30 gusht 2007, jeta e tij u shua tinëzisht e pabesisht, duke lënë pas dhembje të pashuar për familjen dhe për të gjithë ne. Edhe sot, pas 18 vitesh, drejtësia ende nuk ka thënë fjalën e vet,” tha Krasniqi.
“Triumf, do të të kujtojmë përherë, me respekt e krenari, shok i dashur”, përfundoi ai.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...