Komisioni Qendror Zgjedhor prej disa javësh ka filluar me kampanjë informuese për qytetarët e Kosovës, meqë shumë shpejtë do të bëhet e ditur edhe data e mbajtjes së procesit zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për media ka deklaruar se po shpërndajnë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës.
“Pasi ditë më parë kemi filluar fushatën informuese për disa nga ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, sot kemi filluar kampanjën tjetër informuese. Së bashku me kolegët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po shpërndajmë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës”, ka theksuar Elezi.
Sipas tij, përmes shpërndarjes së këtyre broshurave për mërgimtarët, ata do të mund të informohen se si do të realizohet procesi i votimit jashtë Kosovës. Ai ka thënë se këto fletushka dhe broshura po shpërndahen në aeroportin “Adem Jashari” dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës./rtk
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...