Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të çuar në rinumërim Prishtinën e Prizrenit, u miratua me shumicë votash në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka tha se do të bëhet rinumërimi i plotë i votave në Prishtinë, e Prizren. Ndërsa i pjesshëm në Dragash (35) e Rahovec (3), raporton Ekonomia Online.
Anëtari i Vetëvendosjes në (KQZ), Adnan Rrustemi tha se vendimi i PZAP-it, e suspendon vendimin e qytetarëve. Rrustemi tha se në asnjë vendvotim në Prishtinë e Prizren, nuk ka pasur vërejtje nga partitë politike as në ditën e votimit, as të numërimit të votave.
“Kërkoj nga (QNR) që të vazhdoj numrimin e votave me kusht qysh e kanë palnifiku. Si ka mundësi me ditë parregullësi të votave që s’janë hap e s’janë numru. Kërkojmë të mos hyjë në rend dite kjo pikë”, tha Rrustemi.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i tha Rrustemit që nuk ka nevojë të bëhet presion. Rrustemi ka replikuar duke thënë se vendimi i PZAP-it është krejtësisht politik.
Ndërsa, Ilir Gashi tha se vendimi i PZAP-it të hyj në rend dite.
“Jam pro këtij vendimi dhe të vazhdojmë tutje më rinumrim”, ka thënë ai.
Pro vendimit të PZAP-it ishte edhe Sami Hamiti i LDK-së në KQZ.
“Për vendimet që i ka marrë PZAP absolutisht ne nuk duhet të ndërhyjmë. Le të vërtetohet le të legjitimohet. Kjo është shumë mirë edhe për subjektin VV-së”.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...