Edhe pak orë kanë mbetur deri në përmbyllje të afatit kur subjektet politike do të mund të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, sikurse edhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri sot në orën 14:00, dymbëdhjetë parti politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhje.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për RTKlive se cilat parti kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre në garën e parakohshme zgjedhore të 28 dhjetorit.
“Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 14:00) 12 parti politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore. Këto parti politike janë: Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK; Partia Demokratike e Kosovës – PDK; Kosovaki Nevi Romani Partia; Jedinstvena Goranska Partija; Za Slobodu Pravdu i Opstanak; Kosova Demokratik Türk Partisi; Partia Liberale Egjiptiane; Partia Rome e Bashkuar e Kosovës; Socialdemokratska Unija – SDU; Srpska Lista; Iniciativa e re Demokratike e Kosovës; dhe Fjala”, ka treguar Elezi.
Ndërkohë numri i koalicioneve ende mbetet i njëjtë. Deri tash në KQZ janë regjistruar vetëm dy koalicione parazgjedhore, ai i tri partive të ashkalinjëve PAI, PDAK e LPB, si dhe koalicioni i partive boshnjake, Vakat.
Po ashtu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.
Ndërkohë, Elezi ka rikujtuar se afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike i nisur më 24 nëntor do të zgjasë deri më 7 dhjetor.
“Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...