Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajradaj u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Albin Kurti.
Hajdaraj, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
“Sa i përket deklaratave të kryeministrit nuk i komentojmë deklaratat politike. Mund të them se kemi reaguar shpesh nga sulmet që janë bërë me deklarata politike, nuk kam çka të shtoj, jeni të njoftuar se sot kryeprokurori Isufaj ka konferencë për shtyp. Ai do të përgjigjet më në detaje, mirëpo edhe mund të shtoj, se KPK i jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale në zbatimin e mandatit të plotë kushtetues, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera ai.
Ndryshe, dje kryeministri në një interviste i pyetur pse s’po pranon të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshminë lidhur me hetimet mbi rezervat shtetërore tha “unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”.
LEXO EDHE:
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri, ta shohim a guxojnë të vijnë tash
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...