Tetëmbëdhjetë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën pavarësinë e Kosovës, të cilën e mbështetën deri në shpallje e edhe pas saj.
Njohja më e rëndësishme Kosovës i erdhi nga SHBA-ja dhe për këtë presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush njoftonte nga Tanzania, ku kishte shkuar për një takim me presidentin e atëhershëm të atij vendi, Jakaya Kikwete.
“Mirëmëngjesi. Të dielën, populli i Kosovës e shpalli pavarësinë e tij. Ata i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara njohjen diplomatike. Dhe dje, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur”, deklaronte Bush.
Para gazetarëve, ai tha se Kosova e saposhpallur e pavarur do të përkushtohej ndaj standardeve më të larta të lirisë dhe do të njihet plotësisht nga SHBA-ja.
“Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha grupeve etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor. Janë vlera që Amerika i kërkon te një mik. Dhe së shpejti, ne do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, shprehej presidenti amerikan.
I pyetur nëse kjo ishte “provokim” ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Bush përgjigjej se historia do ta dëshmojë se kjo është lëvizja e saktë për të sjellë paqe në Ballkan.
“Në fakt, ne kemi punuar shumë ngushtë me rusët, ashtu siç kemi bërë me europianët dhe me kombe të tjera për pavarësinë e Kosovës, sepse ne besojmë se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ka një mosmarrëveshje, por ne besojmë, ashtu si shumë vende të tjera, se historia do ta provojë këtë si një lëvizje të saktë për të sjellë paqe në Ballkan. Kjo strategji ka qenë e përgatitur prej një kohe të gjatë”, shprehej Bush.
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...