Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur nga Prof. Dr. Haluk Görgün, Udhëheqës i Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
Maqedonci dhe Prof. Görgün diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm me kompani të njohura si Baykar dhe të tjera, në funksion të rritjes së aftësive ushtarake të FSK-së, transmeton Arbresh.info.
Në kuadër të vizitës në Turqi, Maqedonci mori pjesë edhe në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF), ku u njoh nga afër me risitë teknologjike dhe zhvillimet më të fundit të kompanive turke në fushën e mbrojtjes. Ai e vlerësoi këtë vizitë si një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.
“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës. Jam i entuziazmuar për projektet e përbashkëta që na presin në të ardhmen”, shkroi Maqedonci në Facebook./Arbresh.info
Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për shpëtim jete
Abdixhiku: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë...
“Plagë që na i ka lënë korrupsioni”, Kurti: Byroja për Konfi...
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...