Kandidatja për komisare për zgjerim, Marta Kos ka paralajmëruar mundësinë që Bashkimi Evropian të ndryshoj qasje ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, në mandatin e ardhshëm të strukturave evropiane.
“Në një nga takimet që kam pasur, po shpjegoja se nëse gjërat nuk funksionojnë, duhet të gjejmë mënyra të reja. Në kuptimin e asaj që ka thënë dikur Albert Ajnshtajn: “marrëzi është nëse bëni çdo ditë të njëjtën gjë dhe prisni rezultate të ndryshme”. Unë dua të shoh rezultate të ndryshme. Pra, nuk duhet të jem e marrë”, ka thënë ajo.
Kos, sot ka kaluar në procesin e dëgjimit në Parlamentin Evropian i cili duhet të konfirmoj emërimin e saj.
Mes tjerash ajo ka pranuar se për dialogun ka biseduar me shefen e ardhshme të diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe ka paralajmëruar angazhimin e saj në proces.
Eurodeputetët pyetën kandidaten për komisare nëse Bashkimi Evropian do e pranojë kthimin në agjendë të shkëmbimit të territoreve, në rast se një propozim vjen nga administrata e ardhshme e Uashingtonit.
Ajo e hodhi poshtë këtë kategorikisht duke e cilësuar propozim të papranueshëm.
Sa i përket ideve për shkëmbim territoresh: Jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ka konfirmuar Marta Kos.
Ajo u shpreh se evropianët duhet të shikojnë se çfarë mund të bëjnë vetë e jo të presin propozime nga të tjerët.
Marta Kos është një nga 26 kandidatët për komisar të rinj që po kalojnë dëgjimin në Parlamentin Evropian.
institucion duhet të konfirmojë nominimin e secilit kandidat dhe kandidate në mënyrë që të konfirmohet struktura e re e Komisionit Evropian./rtk
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...