Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se shifrat e sotshme të Covid-19 tregojnë se ai është rikthyer fuqishëm.
“Shpërndarja në pjesën më të madhe në shumë komuna të Kosovës në të cilat ditëve të fundit nuk ka pas raste të reja me Covid-19, tregon se ne duhet të vetëdijesohemi më shumë. Na bënë të qartë të gjithë atyre se virusi është akoma këtu, gjithë atyre që po konsiderojnë se kjo është lojë e iluminatit e Bill Gates e OBSH-shejtanit e të gjithë të tjerëve, ky e virus është realitet sa ma herët që ta kuptojmë”.
“Mesazhi është i qartë të respektohen këshillat që i kemi përmendur për 3 muaj, të gjitha këto tashmë i dinë. Këto janë parime të thjeshta që duhet të zbatohen nga secili qytetar i Kosovës”.
“Ne duhet të mësojmë nga gabimet duhet të respektojmë rekomandimet. Kjo shifër e ka kaluar 79-shin e para dy muajve, lehtësimi i masave është kuptuar se ka përfunduar virusi, ai nuk ka përfunduar kujdesi duhet të vazhdojë pasi nuk ka ilaç as dhe vaksinë, derisa të gjenden këto duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Raka në Edicionin Special të Klan Kosovës.
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...