Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Aslambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.
Konjufca, me anë të një postimi në Facebook theksoi se dita e sotme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Sot jemi vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.
U shmangën kushtëzimet shtesë dhe amendamentet që do t’ia vështirësonin rrugën Republikës së Kosovës drejt Këshillit të Evropës.
Me shumicë dërmuese sot Kosova mori një konfirmim nga Këshilli i Evropës, nga miqtë e aleatët tanë se institucionet tona janë demokratike.
Dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës. Besojmë dhe angazhohemi fort që një ditë e tillë të përsëritet në ministerialin e ardhshëm në maj, ku Kosova të anëtarsohet me të drejta të plota, e barabartë mes të barabartëve në Këshillin e Evropës!
Urimet shkojnë për të gjithë popullin e Kosovës!/Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur