Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Abri, në përvjetorin e 25 të 26 shtatorit.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka shkruar se Masakra e Abrisë, sjell në vëmendje fushatën ushtarake gjenocidale të aparatit shtetëror serb mbi popullin shqiptar në Kosovë.
“Masakra e Abrisë na sjell në vëmendje fushatën ushtarake gjenocidale të aparatit shtetëror serb mbi popullin shqiptar në Kosovë. Masakra e Abrisë është një nga emrat e gjenocidit, një ndër thirrjet e ndërgjegjes sonë të përbashkët për drejtësi”, përcjell Arbresh.info.
Tutje, ai ka thënë se nuk duhet pushuar për të kërkuar drejtësi për krimet që ka bërë Serbia
“Asnjëherë nuk duhet të pushojmë së thëni se drejtësia e munguar është premtim për padrejtësi dhe krim të ardhshëm të synuar dhe këtë shteti serb nuk ka reshtur së konfirmuari përmes akteve të shumtë deri më sot. Lavdi dhe drejtësi për martirët e Abrisë, i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, përfundoi Konjufca./Arbresh.info/

Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...