Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), është përjashtuar nga Komitetit Koordinues dhe Vlerësues për Covid 19, dhe se nesër nuk do të marrë pjesë në takimin që do të mbahet për shqyrtimin e masave të reja.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
I pyetur nga arbresh.info nëse do të marrin pjesë në takimin e së enjtes, ai ka thënë se ata nuk janë pjesë e këtij komiteti.
“Jo, ne jemi të përjashtuar nga ky komitet”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk i dinë arsyet e përjashtimit.
Por, ka thënë se nga emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ata nuk janë ftuar në këto takime.
“Ky është takimi i tretë qe ne nuk ftohemi, pra që nga ardhja e ministrit të ri të Shëndetësisë.
Ibrahimi ditë më parë ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal në kohët e fundit është shumë i ulët.
Rritja rekorde e numrit të infektimeve me Koronavirus në Kosovë, ka bërë që institucionet kompetente të vendit të ndërmarrin masa.
Komitetit Koordinues dhe Vlerësues për Covid 19 nesër pritet të mblidhet për të diskutuar rreth masave të reja anti Covid për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti./arbresh.info/
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...
“Sold-out” për sfidën ndaj Sllovakisë, Dardanët njoftojnë sh...
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...