Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit Arbërie Nagavci mbajti sot takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, për të diskutuar fillimin e nesërm të vitit të ri shkollor dhe përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e tij.
Në takim u tha se është përmbyllur edhe afati i dytë i pranimit të nxënësve në klasën e 9-të, dhe për herë të parë nuk ka asnjë përsëritës në shkolla të mesme. Gjithashtu, janë përmbyllur konkurset e pranimit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat dhe te gjitha vendet e punës janë të plotësuara me kuadër adekuat, janë siguruar edhe zëvendësimet për rastet që janë paraqitur për pushime mjekësore etj.
Drejtoresha Nagavci përmendi edhe investimet që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në infrastrukturën shkollore të Prishtinës, me ç‘rast janë rinovuar 48 shkolla në kryeqytet, në 31 shkolla dhe institucione parashkollore janë montuar rezervuarët e ujit, në 6 shkolla janë rikonstruktuar nyjat sanitare, ndërkaq po ashtu janë rikonstruktuar dhe gëlqerosur 8 objekte tjera shkollore. Vlera e këtyre projekteve kalon shumën prej 350 mijë euro./arbresh.info
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...