Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme për këtë vit. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka miratuar kërkesën e Kryetarit të Komunës së Malishevës, për fillimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pishinave në Banjë.
Në këtë vendim, përveç hapjes së procedurave, KK ka vendosur që pishinat në jepen në shfrytëzim deri më 31 dhjetor 2018, me vlerën minimale prej 18 mijë euro, si dhe mundësia që sipas ligjeve, kategoritë e caktuara sociale të lirohen prej pagesë, sikurse edhe klubit të notit “Besa”, ti mundësohet zhvillimi i ushtrimeve pa pengesë.
Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, me shumicë të votave ka refuzuar kërkesën tjetër të kryetarit për shpalljen në interes publik të pronave private, sipas Elaboratit të shpronësimit dhe këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizik, e që ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, në kuadër të masave për parandalimin e vërshimeve dhe përmbytjeve që shkaktohen nga të reshurat atmosferike.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...