Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar filloi dje me ndeshjen FC Prishtina – Feronikeli (0:0).
Në kuadër të kësaj xhiro, në mesditën e sotme do të luhen edhe dy ndeshje tejet interesante, shkruan “Zeri.info”.
Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça’89 e pret Gjilanin, një skuadër të cilës në ndeshjet e fundit i ka shkaktuar gjithmonë probleme.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Arbëria përballet me Drenicën në stadiumin “Xhembajl Ibishi”, në Prishtinë.

Kompania e madhe e basteve “bet365” ka publikuar kuotat e basteve për këto dy ndeshje.
Fitorja e Arbërisë kuotohet me 2.25, fitorja e Drenicës me 2.87, kurse barazimi me 3.10.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, fitorja e mitrovicasve me 2.25, fitorja e Gjilanit me 2.87, dhe barazimi me 3.10.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00. /Arbresh.info/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...