Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) organizon tryezën me temë “A respektohet interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor”?
Kjo tryezë organizohet për t’i dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, nxënësve, prindërve etj, lidhur me atë se a është konsideratë primare interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor, në kuptimin e legjislacionit, politikave, kurrikulës, ndarjes buxhetore për arsim, organizimit të sistemit arsimor, mësimdhënies dhe edukimit, qasjes pedagogjike, cilësisë dhe infrastrukturës.
Kjo do rezultojë me ofrimin e rekomandimeve bazuar në interesin më të mirë të fëmijës.
Pjesëmarrës në tryezë do të jenë anëtarët e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, përfaqësues nga Këshilli Rinor Kosovar, përfaqësues nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, përfaqësues nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe Mediat./Arbresh.info/
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...