Avokati kosovar, Arianit Koci, ka reaguar pas aksidenteve me fatalitet që përshkuan rrugët e Kosovës në ditën e sotme. Gjashtë persona vdiqëm pesë nga ta anëtarë të një familjeje.
Koci nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Policia e Kosovës duhet të jetë me e ashpër sa i përket dënimeve dhe kontrolleve për automjetet dhe drejtuesit.
Postimi i plotë:
1.
Policia e Kosovës duhet të jetë më rigoroze.
Shuarja e një familje pesë anëtarëshe në aksident komunikacioni, është alarm për krejt shoqërinë kosovare.
Thjesht, është e papranueshme që të kemi aq shumë viktima, dhe aq shumë aksidente në komunikacion.
Po na vdesin qytetarët në komunikacion, thuajse jemi në gjendje lufte.
2.
Mungesa e kulturës së përgjithshme, rrjedhimisht sjellë edhe mungesën e kulturës në komunikacion.
Nëse nje person nuk ka komunikim normal me askënd; krejt punët i kryen me lidhje politike, farefisnore apo me dhunë; është kapadai dhe mburret me ato sjellje, natyrisht që edhe në komunikacion është i tillē.
Nëse një person nuk pret në rend, nuk i jep përparësi të vjetrit apo shtatëzanës – po mendoni që e respekton përparësinë në komunikacion?
Për më tepër, kjo sjellje nuk po ndëshkohet, dhe gradualisht është shndëruar në normë.
Model i sjellës.
Kaosi në politikë, ekonomi dhe sistem gjyqësor, e determinon edhe kaosin në komunikacion
3.
Policia e Kosovës duhet gjithsesi t’i shtoj masat parandaluese dhe ndëshkuese. Nuk kemi zgjidhje tjetër.
Prandaj, zero tolerancë për vozitje:
– nën ndikimin e alkoolit;
– me tejkalim të shpejtësisë;
– me përdorim të telefonit.
Njëherësh, duhet të stopohen edhe vozitjet e politikanëve nën përcjelljen e policisë, me drita rotative dhe sirena. Po shkaktojnë kaos në komunikacion, e besa edhe aksidente – kohë pas kohe./arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...