Një grua 38-vjeçare ka ndërruar jetë papritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar si “Hetim mbi vdekje”, shkruan Arbresh.info.
“Është raportuar se viktimës femër kosovare, pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, është ftuar ambulanca, e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.
Ndërkohë, lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj, Valdet Berisha, me një postim prekës në rrjete sociale.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se papritur ka ndërruar jetë bashkëshortja ime, Filloreta Çitaku.
Për detajet e varrimit do të ju njoftojmë me kohë.”, shkruan ai.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të vdekjes së 42-vjeçares nga Prishtina./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron