Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 55 vjeçare në fshatin Koshare, i cili po drejtonte kamionetën duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.
Policia ndaj shoferit ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 40 euro, ndërsa për personin juridik që ka lejuar shoferin të transporton ngarkesën jashtë përmasave të lejuara, i ka shqiptuar gjobën kundërvajtëse prej 300 eurove.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjet e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë për media, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare kanë ndaluar shoferin Z.H (M/K) i moshës 55 vjeçar, i cili po drejtonte kamionetën me targa vendore, duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyzet (40) euro, ndësa për pesonin juridik që ka lejuar shoferin të transporton ngarkesën jashtë përmasave të lejuara, i ka shqiptuar gjobën kundërvajtëse prej treqind (300)eurove.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjet e komunikacionit rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...