Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në 28-vjetorin e Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka folur për sakrificën e familja Jashari në mars të vitit 1998, duke e cilësuar atë si moment që i dha kuptim historisë së Kosovës.
Në fjalën e tij, Hamza tha se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 përfaqësojnë një mësim të përhershëm për kuptimin e lirisë.
“Sot jemi mbledhur jo vetëm për të kujtuar një ngjarje historike, por për të nderuar një moment që i dha kuptim vetë historisë sonë, Epopenë e UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz”, tha ai.
Hamza shtoi se gjatë atyre tri ditëve në Prekaz u dëshmua se liria nuk është vetëm ideal politik, por vendim për të mos u dorëzuar.
“Në ato tri ditë u dëshmua një e vërtetë e madhe e historisë njerëzore: liria nuk është vetëm një ideal politik, liria është vendim për të mos u dorëzuar”, tha ai, duke shtuar se në betejën triditore ranë 59 dëshmorë.
Kreu i PDK-së përmendi edhe ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë. Ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për të drejtën themelore të një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet”, tha Hamza, pos tjerash .
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...