Policia ka parandaluar transportin e kundërligjshëm të drunjve, në dy raste të ndara në Podujevë.
Rasti i parë është evidentuar dje rreth orës 02:20, ku ën fshatin Lluzhan, policia ndaloi kamionin e ngarkuar me një masë drunore për djegie, pa dokumentacion përkatës dhe fletë përcjellëse, shkruan IndeksOnline.
“Drutë janë konfiskuar dhe dërguar për matje në Agjensionin e Pyjeve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.
Po në Lluzhan, gjatë patrullimit, policia ndaloi një kamion rreth orës 03:10, gjithashtu të ngarkuar me drunj.
Edhe kjo sasi është konfiskuar dhe dërguar për matje në Agjensionin e Pyjeve.
Policia bën të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, për t’u liruar më pas.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...