Këshilltari i kryeministri Ramush Haradinaj, Jahja Lluka ka dalë sot para banorëve të fshatit Hade të cilët po shprehnin pakënaqësitë e tyre para Qeverisë së Kosovës.
“Kërkesat i kemi paraqitur te kryeministri, kryeministri ka me gjet kohë dhe mi shqyrtu kërkesat tuaja. Ne mund ta bëjmë një marrëveshje sot që me caktu takimin me kryeministrin sa më shpejt dhe kryeministri e thirr ministrin e MZHE-së. Aty paraqitni kërkesat e juaja dhe aty vendoset se çka duhet të bëhet”, u tha Lluka protestuesve.
Ndërkaq përfaqësuesi i banorëve të Hades Ragip Greiçevci tha se KEK-u po e ia gjun topin Qeverisë.
“KEK-u po ia gjun topin Qeverisë, po thotë nëse Qeveria e merr përsipër shpronësimin e Hades ne e kthejmë minierën këndej, ku miniera është që 70 vjet në Hade tash po dojnë me kthy. Është kërkesa te ju me protokoll, nëse ka nevojë edhe 10 kërkesa kemi mi ba. Kërkesa jonë prej 10 prillit ka pas me përfundu po nuk ka përfundu. 200 familje mbesim në oazë. Dhe nëse miniera nuk hyn në Hade më ne veç duhet të na mbytni”, ka thënë Greiçevci./Arbresh.info
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...