Anëtarë të Komisionit parlamentar për arsim po kërkojnë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, që ta tërheqë vendimin për emërimin e anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim), Osman Ismaili. Vendimin për emërimin e tij, Bytyqi, e ka marrë më 2 korrik të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Emërimi është bërë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për kriteret dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të KSHC-së. Sipas udhëzimit, MASHT-i publikon ftesë publike për nominimin e anëtarëve të KSHC-së. Megjithatë, për këtë pozitë Ministria nuk kishte shpallur ftesë publike.
Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se ministrit duhet t’i bëhet presion për ta anuluar këtë vendim. Kjo pasi, sipas tij, aktualisht Bordi konsiderohet me një anëtar të jashtëligjshëm.
“Unë i kam shkruar ministrit për këtë emërim, mirëpo,sipas tij, çdo gjë është në rregull. Faktikisht ministri nuk ka pasur të drejtë ta emërojë këtë person përderisa MASHT-i nuk ka bërë ftesë publike, por nuk është çudi, sepse ministri aktual ka bërë edhe shumë shkelje të tjera”, ka deklaruar ai.
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...
Tragjedi në Amerikë: gjashtë të vrarë nga një konflikt famil...