Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë Kosovës, i cili vdiq si pasojë e lëndimeve të marra.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i cili ka qenë kujdestar me datën 30.03.2025 rreth aksidentin në të cilin ka ndodhur ka parashtruar kërkesën ndaj personit për caktimin e masës së paraburgimit.”, tha Shala.
“Rasti vazhdon nën hetime për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi.”, shtoi ajo.
Ndryshe, aksidenti ka ndodhur të dielën në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje ./Arbresh.info/
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...