Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale Rr.G., A.G., dhe E.G.. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale veprës penale “Detyrimi”, si dhe për personin me iniciale K.G., për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.
“Të katër (4) të pandehurit janë arrestuar ditën e djeshme, datë 21 shtator, në një operacion të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, thuhet në njoftim
sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni është zhvilluar në fshatin Ropicë dhe në qytetin e Vushtrrisë, ku janë kontrolluar disa lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe në qytetin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
“Gjatë operacionit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy (2) karikatorë, dy (2) palë dylbi, shtatë (7) telefona celularë, një (1) shkop druri, një (1) palë dorëza, një (1) thikë, dokumente të ndryshme, një (1) pasaportë, një (1) patentë shofer, një (1) USB, një (1) llap-top, një (1) palë patika dhe një (1) çelës motori”, thuhet në njoftim.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...