Është arrestuar një 24 vjeçar me iniciale O.Q në Suharekë, pasiqë i njëjti kërkohej nën dyshimin për kryerjen e 12 veprave penale.
Në mesin e 12 veprave penale, 11 prej tyre ishin për “Vjedhje të rëndë” dhe një për “lëndim i lehtë trupor”, bën të ditur Policia, raporton Arbresh.info.
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit gjykata ka lëshuar 12 urdhëresa, prej të cilave nëntë për shqiptim të dënimit me burgim dhe tri urdhëresa për dërgim në seancë gjyqësore.
“Me datë 04 .09. 2023, ne oret e mbremjes njësiti policor per realizimin e Urdheresave të Stacionit Policor Prizren – veri bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative , kanë lokalizuar dhe kane arrestuar te dyshuarin Q. Q ( 24 vjeçar) . I njejti eshte arrestuar ne Rr.” Reshtani “ ne Suhareke dhe eshte i dyshuar per 12 vepra penale prej te cilave 11 “ Vjedhje e Rende “ dhe nje “ Lendim i lehte Trupor” Kunder te dyshuarit Q.Q. jane leshuar dymbedhjete (12) Urdheresa aktive nga Gjykata Themelore kompetente , prej te cilave nente Urdheresa per shqiptim te denimit me burgim dhe tri urdheresa per dergim ne seance gjyqesore.”, thuhet në njofitmin Policisë.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vite e një muaj./Arbresh.info
Skandali i basteve në Turqi – zbulohen detaje të reja
Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave, me shpejtësi...
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...
Limaj mirëpret lirimin me kusht të Isni Kilajt: Lajmet e mir...